أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَن تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ ٱللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ ٱلْحَقِّ وَلَا يَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ مِن قَبْلُ فَطَالَ عَلَيْهِمُ ٱلْأَمَدُ فَقَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ فَٰسِقُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk ka ardhur koha për ata që besuan, që zemrat e tyre të përulen para përmendjes së Allahut dhe para së vërtetës që ka zbritur e të mos bëhen si ata që iu dha Libri më parë, të cilëve u kaloi kohë e gjatë[1] dhe iu ngurtësuan zemrat?! Shumica e tyre janë të pabindur.
Albanian Translation - Hassan NahiA nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.