وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦٓ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلصِّدِّيقُونَ وَٱلشُّهَدَآءُ عِندَ رَبِّهِمْ لَهُمْ أَجْرُهُمْ وَنُورُهُمْ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَكَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَآ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْجَحِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij, mu ata janë besnikët. E dëshmorët do të kenë te Zoti i tyre shpërblimin dhe dritën e vet. Ndërkaq, ata që nuk besuan dhe i përgënjeshtruan ajetet Tona, pikërisht ata janë banorët e Zjarrit flakërues.
Albanian Translation - Hassan NahiAta që besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij, pikërisht ata janë njerëzit e sinqertë. Dëshmorët do të kenë te Zoti i vet shpërblimin dhe dritën e tyre. Kurse ata që nuk janë besimtarë dhe i mohojnë shpalljet Tona, do të jenë banorë të zjarrit!