caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Hujuraat الحجرات

18 ajete · Medinë · radha e zbritjes 106

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تُقَدِّمُوا۟ بَيْنَ يَدَىِ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Mos dilni para (urdhrit të) Allahut e të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَرْفَعُوٓا۟ أَصْوَٰتَكُمْ فَوْقَ صَوْتِ ٱلنَّبِىِّ وَلَا تَجْهَرُوا۟ لَهُۥ بِٱلْقَوْلِ كَجَهْرِ بَعْضِكُمْ لِبَعْضٍ أَن تَحْبَطَ أَعْمَٰلُكُمْ وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, siç i drejtoheni njëri-tjetrit, që të mos ju asgjësohen veprat tuaja pa e ndier ju fare!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَغُضُّونَ أَصْوَٰتَهُمْ عِندَ رَسُولِ ٱللَّهِ أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱمْتَحَنَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُمْ لِلتَّقْوَىٰ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ عَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjëmend, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut janë ata zemrat e të cilëve i ka kalitur Allahu për përkushtim. Për ta do të ketë falje e shpërblim të madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُنَادُونَكَ مِن وَرَآءِ ٱلْحُجُرَٰتِ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, shumica e atyre që të thërrasin prapa (mureve të) dhomave nuk kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ أَنَّهُمْ صَبَرُوا۟ حَتَّىٰ تَخْرُجَ إِلَيْهِمْ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُمْ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të duronin derisa të dilje tek ata, do të ishte më mirë për ta. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِن جَآءَكُمْ فَاسِقٌۢ بِنَبَإٍ فَتَبَيَّنُوٓا۟ أَن تُصِيبُوا۟ قَوْمًۢا بِجَهَٰلَةٍ فَتُصْبِحُوا۟ عَلَىٰ مَا فَعَلْتُمْ نَٰدِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Po qe se një njeri i pandërgjegjshëm ju sjell ndonjë lajm, shqyrtojeni atë, që të mos dëmtoni ndokënd pa dije e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ فِيكُمْ رَسُولَ ٱللَّهِ لَوْ يُطِيعُكُمْ فِى كَثِيرٍ مِّنَ ٱلْأَمْرِ لَعَنِتُّمْ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ حَبَّبَ إِلَيْكُمُ ٱلْإِيمَٰنَ وَزَيَّنَهُۥ فِى قُلُوبِكُمْ وَكَرَّهَ إِلَيْكُمُ ٱلْكُفْرَ وَٱلْفُسُوقَ وَٱلْعِصْيَانَ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلرَّٰشِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe ta dini se mes jush është i Dërguari i Allahut. Po t'ju bindej juve në shumë çështje, do të pësonit. Por, Allahu jua bëri të dashur besimin dhe e zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa jua bëri të urryer mosbesimin, mosbindjen dhe kundërshtimin. Mu këta janë të udhëzuarit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَضْلًا مِّنَ ٱللَّهِ وَنِعْمَةً وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, si mirësi e dhunti nga Allahu. E, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن طَآئِفَتَانِ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٱقْتَتَلُوا۟ فَأَصْلِحُوا۟ بَيْنَهُمَا فَإِنۢ بَغَتْ إِحْدَىٰهُمَا عَلَى ٱلْأُخْرَىٰ فَقَٰتِلُوا۟ ٱلَّتِى تَبْغِى حَتَّىٰ تَفِىٓءَ إِلَىٰٓ أَمْرِ ٱللَّهِ فَإِن فَآءَتْ فَأَصْلِحُوا۟ بَيْنَهُمَا بِٱلْعَدْلِ وَأَقْسِطُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُقْسِطِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse dy grupe besimtarësh luftojnë ndërmjet vete, pajtojini ato. Por, nëse njëri grup sulmon tjetrin, atëherë luftoni kundër sulmuesit derisa t'i kthehet gjykimit të Allahut. Po qe se kthehet, atëherë pajtojini ata me paanësi dhe jini të drejtë, se, me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا ٱلْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا۟ بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtojini vëllezërit tuaj dhe kijeni frikë Allahun, që të mëshiroheni!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا يَسْخَرْ قَوْمٌ مِّن قَوْمٍ عَسَىٰٓ أَن يَكُونُوا۟ خَيْرًا مِّنْهُمْ وَلَا نِسَآءٌ مِّن نِّسَآءٍ عَسَىٰٓ أَن يَكُنَّ خَيْرًا مِّنْهُنَّ وَلَا تَلْمِزُوٓا۟ أَنفُسَكُمْ وَلَا تَنَابَزُوا۟ بِٱلْأَلْقَٰبِ بِئْسَ ٱلِٱسْمُ ٱلْفُسُوقُ بَعْدَ ٱلْإِيمَٰنِ وَمَن لَّمْ يَتُبْ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Asnjë popull të mos tallet me ndonjë popull tjetër, se ata mund të jenë më të mirë se këta; as gratë të mos tallen me gra të tjera, se ato mund të jenë më të mira se këto. Mos përbuzni dhe mos thërrisni njëri-tjetrin me nofka (fyese). Sa i shëmtuar është emri i keq pas besimit! E, ata që nuk pendohen, mu ata janë të padrejtët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱجْتَنِبُوا۟ كَثِيرًا مِّنَ ٱلظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ ٱلظَّنِّ إِثْمٌ وَلَا تَجَسَّسُوا۟ وَلَا يَغْتَب بَّعْضُكُم بَعْضًا أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَن يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ تَوَّابٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Largojuni shumë paragjykimeve, sepse disa paragjykime janë gjynah. Mos gjurmoni dhe mos përgojoni njëri-tjetrin! A do të donte ndokush prej jush të hante mishin e vëllait të tij të vdekur? Gjithsesi se këtë do ta urrenit! Kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu është Pranues i pendimit e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَٰكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَىٰ وَجَعَلْنَٰكُمْ شُعُوبًا وَقَبَآئِلَ لِتَعَارَفُوٓا۟ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ ٱللَّهِ أَتْقَىٰكُمْ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli e një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes vete. Pa dyshim, më fisniku prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm, Njohës i çdo fshehtësie.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَتِ ٱلْأَعْرَابُ ءَامَنَّا قُل لَّمْ تُؤْمِنُوا۟ وَلَٰكِن قُولُوٓا۟ أَسْلَمْنَا وَلَمَّا يَدْخُلِ ٱلْإِيمَٰنُ فِى قُلُوبِكُمْ وَإِن تُطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَا يَلِتْكُم مِّنْ أَعْمَٰلِكُمْ شَيْـًٔا إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBeduinët thanë: "Besuam." Thuaju: "Ju nuk keni besuar, por thoni: "U nënshtruam", sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja. Por, nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk do t'ju pakësohet asgjë prej (shpërblimit të) veprave tuaja. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ لَمْ يَرْتَابُوا۟ وَجَٰهَدُوا۟ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلصَّٰدِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBesimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun e të Dërguarin e Tij dhe pastaj nuk dyshojnë, por luftojnë me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut. Pikërisht këta janë të vërtetët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَتُعَلِّمُونَ ٱللَّهَ بِدِينِكُمْ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Vallë, Allahut po i tregoni për fenë tuaj, ndërkohë që Allahu di gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë?! Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَمُنُّونَ عَلَيْكَ أَنْ أَسْلَمُوا۟ قُل لَّا تَمُنُّوا۟ عَلَىَّ إِسْلَٰمَكُم بَلِ ٱللَّهُ يَمُنُّ عَلَيْكُمْ أَنْ هَدَىٰكُمْ لِلْإِيمَٰنِ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta e llogarisin se të kanë bërë nder që kanë pranuar Islamin. Thuaju: "Mos e llogaritni që më keni bërë nder duke pranuar Islamin! Përkundrazi, Allahu ju ka bërë nder juve që ju ka udhëzuar në besim, nëse jeni të çiltër."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ غَيْبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, Allahu i di fshehtësitë e qiejve e të Tokës. Allahu sheh mirë gjithçka që bëni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70