caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Hujuraat, ajeti 13

Medinë · radha e zbritjes 106 · 49:13

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَٰكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَىٰ وَجَعَلْنَٰكُمْ شُعُوبًا وَقَبَآئِلَ لِتَعَارَفُوٓا۟ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ ٱللَّهِ أَتْقَىٰكُمْ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli e një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes vete. Pa dyshim, më fisniku prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm, Njohës i çdo fshehtësie.
Albanian Translation - Hassan NahiO njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70