قَالَتِ ٱلْأَعْرَابُ ءَامَنَّا قُل لَّمْ تُؤْمِنُوا۟ وَلَٰكِن قُولُوٓا۟ أَسْلَمْنَا وَلَمَّا يَدْخُلِ ٱلْإِيمَٰنُ فِى قُلُوبِكُمْ وَإِن تُطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَا يَلِتْكُم مِّنْ أَعْمَٰلِكُمْ شَيْـًٔا إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBeduinët thanë: "Besuam." Thuaju: "Ju nuk keni besuar, por thoni: "U nënshtruam", sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja. Por, nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk do t'ju pakësohet asgjë prej (shpërblimit të) veprave tuaja. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë."
Albanian Translation - Hassan NahiArabët e shkretëtirës deklarojnë: “Ne besojmë”. Thuaju: “Ju nuk keni besuar! Por më mirë thoni: ‘Ne përulemi’, pasi besimi ende nuk ka hyrë (si duhet) në zemrat tuaja. E, nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk do t’ju pakësohet asgjë prej veprave tuaja. Sigurisht, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.”