caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Mumtahana, ajeti 12

Medinë · radha e zbritjes 91 · 60:12

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ إِذَا جَآءَكَ ٱلْمُؤْمِنَٰتُ يُبَايِعْنَكَ عَلَىٰٓ أَن لَّا يُشْرِكْنَ بِٱللَّهِ شَيْـًٔا وَلَا يَسْرِقْنَ وَلَا يَزْنِينَ وَلَا يَقْتُلْنَ أَوْلَٰدَهُنَّ وَلَا يَأْتِينَ بِبُهْتَٰنٍ يَفْتَرِينَهُۥ بَيْنَ أَيْدِيهِنَّ وَأَرْجُلِهِنَّ وَلَا يَعْصِينَكَ فِى مَعْرُوفٍ فَبَايِعْهُنَّ وَٱسْتَغْفِرْ لَهُنَّ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Pejgamber! Kur të vijnë te ti gratë besimtare për të ta dhënë besën se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë në adhurim, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë kurvëri, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të sajojnë ndonjë trillim, duke u veshur bashkëshortëve ndonjë fëmijë të huaj, dhe nuk do të të kundërshtojnë ty në atë që është e drejtë, atëherë prano besën e tyre dhe lute Allahun që t’i falë ato. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Hassan NahiO Profet, nëse vijnë tek ti besimtaret e të betohen se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë (në adhurim), nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë kurvëri, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të sjellin ndonjë shpifje[364] të sajuar nga ato vetë dhe se nuk do të të kundërshtojnë në çfarë është e drejtë dhe e arsyeshme, atëherë ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut t’i falë. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70