caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Mumtahana, ajeti 11

Medinë · radha e zbritjes 91 · 60:11

وَإِن فَاتَكُمْ شَىْءٌ مِّنْ أَزْوَٰجِكُمْ إِلَى ٱلْكُفَّارِ فَعَاقَبْتُمْ فَـَٔاتُوا۟ ٱلَّذِينَ ذَهَبَتْ أَزْوَٰجُهُم مِّثْلَ مَآ أَنفَقُوا۟ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ٱلَّذِىٓ أَنتُم بِهِۦ مُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ndonjëra prej grave tuaja ikën te jobesimtarët e më pas ju merrni plaçkë lufte prej tyre, atëherë jepuni atyre (besimtarëve) që u kanë ikur gratë aq sa kanë shpenzuar (si mehër). Kijeni frikë Allahun, të Cilin e besoni!
Albanian Translation - Hassan NahiNëse ndonjëra prej grave tuaja kthehet te jobesimtarët e më pas ju fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë jepuni atyre (besimtarëve që u kanë ikur gratë) shpenzimet e martesës. Kijeni frikë Allahun, të Cilit i besoni!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70