مِّنَ ٱلَّذِينَ هَادُوا۟ يُحَرِّفُونَ ٱلْكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِۦ وَيَقُولُونَ سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا وَٱسْمَعْ غَيْرَ مُسْمَعٍ وَرَٰعِنَا لَيًّۢا بِأَلْسِنَتِهِمْ وَطَعْنًا فِى ٱلدِّينِ وَلَوْ أَنَّهُمْ قَالُوا۟ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا وَٱسْمَعْ وَٱنظُرْنَا لَكَانَ خَيْرًا لَّهُمْ وَأَقْوَمَ وَلَٰكِن لَّعَنَهُمُ ٱللَّهُ بِكُفْرِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُونَ إِلَّا قَلِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë mesin e hebrenjve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga kuptimi i tyre dhe thonë: "Dëgjojmë, por kundërshtojmë", ose "Dëgjo, mos dëgjofsh!", ose "Ra'ina"[10], duke shtrembëruar kuptimin me gjuhët e tyre dhe duke fyer fenë. Por, sikur të thoshin: "Dëgjojmë e bindemi" dhe "Dëgjo!" e "Na shiko!", do të ishte më mirë për ta dhe më e drejtë, por Allahu i mallkoi ata për mosbesimin e tyre, prandaj nuk besojnë, përveçse pak.
Albanian Translation - Hassan NahiNë mesin e hebrenjve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre dhe i thonë Profetit: “Dëgjuam, por nuk të bindemi”! dhe “Dëgjo, mos dëgjofsh!” dhe “Ra’iná!”[63], duke shtrembëruar (shprehjet) me gjuhën e tyre dhe duke shpifur për fenë. Po sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo!” e “Shikona ne!”, kjo do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ata. Allahu i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre, prandaj ata nuk besojnë, përveç një numri të vogël.