caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 259

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:259

أَوْ كَٱلَّذِى مَرَّ عَلَىٰ قَرْيَةٍ وَهِىَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا قَالَ أَنَّىٰ يُحْىِۦ هَٰذِهِ ٱللَّهُ بَعْدَ مَوْتِهَا فَأَمَاتَهُ ٱللَّهُ مِا۟ئَةَ عَامٍ ثُمَّ بَعَثَهُۥ قَالَ كَمْ لَبِثْتَ قَالَ لَبِثْتُ يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ قَالَ بَل لَّبِثْتَ مِا۟ئَةَ عَامٍ فَٱنظُرْ إِلَىٰ طَعَامِكَ وَشَرَابِكَ لَمْ يَتَسَنَّهْ وَٱنظُرْ إِلَىٰ حِمَارِكَ وَلِنَجْعَلَكَ ءَايَةً لِّلنَّاسِ وَٱنظُرْ إِلَى ٱلْعِظَامِ كَيْفَ نُنشِزُهَا ثُمَّ نَكْسُوهَا لَحْمًا فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُۥ قَالَ أَعْلَمُ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOse, (ke dëgjuar) për atë i cili, kur kaloi pranë një qyteti të shkretuar e të bërë rrafsh me tokë, tha: "Vallë, si mund ta kthejë Allahu këtë qytet në jetë pasi ka vdekur?!" Atëherë Allahu e bëri të vdesë atë për njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe e pyeti: "Sa kohë ke qëndruar (i vdekur)?" Ai tha: "Kam qëndruar një ditë ose një pjesë dite." Ai tha: "Jo, por ke qëndruar plot njëqind vjet. Shikoje ushqimin e pijen tënde: ende nuk janë prishur! Gjithashtu, shiko gomarin tënd! Kështu Ne po të bëjmë ty dëshmi të qartë për njerëzit (se Allahu ka fuqi t'i ringjallë ata). Vështroji eshtrat (e gomarit) sesi i bashkojmë dhe më pas i veshim me mish!" Kur iu bë e qartë, tha: "Tashmë e di se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë."
Albanian Translation - Hassan NahiPo për atë i cili, kur kaloi pranë një qyteti të rrënuar përtokë, tha: “Si mund ta kthejë në jetë Allahu këtë qytet tani që ai është i vdekur?!” Dhe Allahu e vdiq atë për njëqind vjet e pastaj e ringjalli dhe e pyeti: “Sa kohë ke ndenjur këtu?” - Ai u përgjigj: “Një ditë ose gjysmë dite”. - “Jo” - i tha Allahu, “por ke ndenjur njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde që nuk janë prishur! Shikoje gomarin tënd (si do ta ringjallim) që të të bëjmë ty dëshmi mrekullie për njerëzit; vështroji eshtrat se si i bashkojmë e pastaj i veshim me mish!” Kur atij iu bë e qartë, ai tha: “Tashmë e di se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70