caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 260

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:260

وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِـۧمُ رَبِّ أَرِنِى كَيْفَ تُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ قَالَ أَوَلَمْ تُؤْمِن قَالَ بَلَىٰ وَلَٰكِن لِّيَطْمَئِنَّ قَلْبِى قَالَ فَخُذْ أَرْبَعَةً مِّنَ ٱلطَّيْرِ فَصُرْهُنَّ إِلَيْكَ ثُمَّ ٱجْعَلْ عَلَىٰ كُلِّ جَبَلٍ مِّنْهُنَّ جُزْءًا ثُمَّ ٱدْعُهُنَّ يَأْتِينَكَ سَعْيًا وَٱعْلَمْ أَنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto edhe Ibrahimin kur tha: "Zoti im, më mundëso të shoh si i ngjall të vdekurit!" Tha: "A nuk beson?" Tha: "Besoj gjithsesi, por dëshiroj të më qetësohet zemra (edhe më shumë)." Ai tha: "E po, merri katër zogj pranë vetes dhe (pasi t'i therësh) shpërndaj në çdo kodër nga një pjesë prej tyre. Pastaj thirri, do të të vijnë me rrëmbim. Dije se Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.
Albanian Translation - Hassan NahiKur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregomë si i ngjall të vdekurit!” – Zoti i tha: “A nuk beson?” - “Besoj” - iu përgjigj Ibrahimi, “por dëshiroj të më qetësohet zemra.” Allahu i tha: “Merr katër zogj dhe copëtoji. Shpërndaj në çdo kodër nga një copë prej tyre pastaj thirri! Ata do të të vijnë me të shpejtë. Dhe ta dish se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70