أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِى حَآجَّ إِبْرَٰهِـۧمَ فِى رَبِّهِۦٓ أَنْ ءَاتَىٰهُ ٱللَّهُ ٱلْمُلْكَ إِذْ قَالَ إِبْرَٰهِـۧمُ رَبِّىَ ٱلَّذِى يُحْىِۦ وَيُمِيتُ قَالَ أَنَا۠ أُحْىِۦ وَأُمِيتُ قَالَ إِبْرَٰهِـۧمُ فَإِنَّ ٱللَّهَ يَأْتِى بِٱلشَّمْسِ مِنَ ٱلْمَشْرِقِ فَأْتِ بِهَا مِنَ ٱلْمَغْرِبِ فَبُهِتَ ٱلَّذِى كَفَرَ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّٰلِمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA ke dëgjuar për atë që u fjalëtua me Ibrahimin për Zotin e tij, thjesht ngaqë Allahu i kishte dhënë atij pushtet?! Kur Ibrahimi tha: "Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje", ai tha: "Edhe unë jap jetë dhe vdekje." Ibrahimi i tha: "Allahu e sjell Diellin nga lindja, e sille ti nga perëndimi!" Atëherë, jobesimtari mbeti pa fjalë. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët.
Albanian Translation - Hassan NahiA nuk ke dëgjuar ti (Muhamed) për atë që bëri fjalë me Ibrahimin për Zotin e tij, sepse Allahu i kishte dhënë pushtet? Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe shkakton vdekje” - ai u përgjigj: “Edhe unë mund të jap jetë e të shkaktoj vdekje”. Ibrahimi pastaj i tha: “Allahu e sjell Diellin nga lindja. Sille ti nga perëndimi”! Atëherë, ai (mohuesi) mbeti me gojën hapur. Allahu nuk i udhëzon ata që janë keqbërës.