ٱللَّهُ وَلِىُّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ يُخْرِجُهُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَوْلِيَآؤُهُمُ ٱلطَّٰغُوتُ يُخْرِجُونَهُم مِّنَ ٱلنُّورِ إِلَى ٱلظُّلُمَٰتِ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Mbrojtësi i besimtarëve: i nxjerr ata nga errësirat në dritë. Ndërkaq, mbrojtësit e jobesimtarëve janë tagutët (kushdo që adhurohet pos Allahut): i nxjerrin ata nga drita në errësira. Këta janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Albanian Translation - Hassan NahiAllahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë. Sa për ata që nuk besojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie në errësirë. Këta janë banorët e Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.