وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا عَرَّضْتُم بِهِۦ مِنْ خِطْبَةِ ٱلنِّسَآءِ أَوْ أَكْنَنتُمْ فِىٓ أَنفُسِكُمْ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمْ سَتَذْكُرُونَهُنَّ وَلَٰكِن لَّا تُوَاعِدُوهُنَّ سِرًّا إِلَّآ أَن تَقُولُوا۟ قَوْلًا مَّعْرُوفًا وَلَا تَعْزِمُوا۟ عُقْدَةَ ٱلنِّكَاحِ حَتَّىٰ يَبْلُغَ ٱلْكِتَٰبُ أَجَلَهُۥ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِىٓ أَنفُسِكُمْ فَٱحْذَرُوهُ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk është gjynah për ju nëse grave të tilla ua shfaqni tërthorazi dëshirën për martesë ose e mbani atë në vetvete. Allahu e di se ju do t'i kujtoni ato, mirëpo mos u premtoni atyre fshehurazi (martesë), porse mund t'u thoni vetëm fjalë të arsyeshme. As mos lidhni martesë pa mbaruar koha e pritjes. Dijeni se Allahu di ç'keni në zemra, andaj frikësojuni Atij dhe dijeni se me të vërtetë Allahu është Falës i Madh dhe i Butë.
Albanian Translation - Hassan NahiNuk është gjynah për ju nëse grave të tilla u jepni shenjë se do t’i kërkoni apo nëse këtë qëllim e fshihni në shpirtin tuaj. Allahu e di se do të mendoni për ato, por mos u premtoni atyre fshehurazi, vetëm nëse bisedoni me to ndershmërisht. Dhe mos vendosni për martesë para se të kalojë afati i paraparë i pritjes. Ta dini se Allahu e di ç’ka në zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij. Dhe ta dini se Allahu është Falës i madh dhe i Butë.