caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 286

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:286

لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا ٱكْتَسَبَتْ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذْنَآ إِن نَّسِينَآ أَوْ أَخْطَأْنَا رَبَّنَا وَلَا تَحْمِلْ عَلَيْنَآ إِصْرًا كَمَا حَمَلْتَهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِنَا رَبَّنَا وَلَا تُحَمِّلْنَا مَا لَا طَاقَةَ لَنَا بِهِۦ وَٱعْفُ عَنَّا وَٱغْفِرْ لَنَا وَٱرْحَمْنَآ أَنتَ مَوْلَىٰنَا فَٱنصُرْنَا عَلَى ٱلْقَوْمِ ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu nuk rëndon askënd përtej mundësive që ka. Në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që vepron. (Thoni:) "Zoti ynë, mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko me barrë të rëndë, siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko sa nuk kemi fuqi! Na i shlyej gjynahet, na fal dhe na mëshiro! Ti je Mbrojtësi ynë, prandaj na ndihmo kundër njerëzve jobesimtarë."
Albanian Translation - Hassan NahiAllahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70