caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 285

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:285

ءَامَنَ ٱلرَّسُولُ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْهِ مِن رَّبِّهِۦ وَٱلْمُؤْمِنُونَ كُلٌّ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّن رُّسُلِهِۦ وَقَالُوا۟ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ ٱلْمَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterI Dërguari beson në atë që i është shpallur nga Zoti i tij, e edhe besimtarët. Të gjithë ata besojnë në Allahun, melekët, Librat dhe të dërguarit e Tij (duke thënë:) "Ne nuk bëjmë dallim mes asnjë të dërguari të Tij." Ata thonë: "Dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti ynë, dhe te Ti është kthimi!"
Albanian Translation - Hassan NahiI Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70