caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Maaida, ajeti 44

Medinë · radha e zbritjes 112 · 5:44

إِنَّآ أَنزَلْنَا ٱلتَّوْرَىٰةَ فِيهَا هُدًى وَنُورٌ يَحْكُمُ بِهَا ٱلنَّبِيُّونَ ٱلَّذِينَ أَسْلَمُوا۟ لِلَّذِينَ هَادُوا۟ وَٱلرَّبَّٰنِيُّونَ وَٱلْأَحْبَارُ بِمَا ٱسْتُحْفِظُوا۟ مِن كِتَٰبِ ٱللَّهِ وَكَانُوا۟ عَلَيْهِ شُهَدَآءَ فَلَا تَخْشَوُا۟ ٱلنَّاسَ وَٱخْشَوْنِ وَلَا تَشْتَرُوا۟ بِـَٔايَٰتِى ثَمَنًا قَلِيلًا وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْكَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne e kemi zbritur Teuratin në të cilin ka udhëzim dhe dritë. Sipas tij, pejgamberët që ishin të përulur (ndaj Allahut) i gjykonin hebrenjtë, po kështu (vepronin) edhe dijetarët dhe rabinët, sepse atyre u qe besuar ruajtja e Librit të Allahut dhe ishin dëshmitarë të (vërtetësisë së) tij. Pra, mos kini frikë nga njerëzit, por kini fikë nga Unë dhe mos i këmbeni Fjalët e Mia me ndonjë çmim të ulët! Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur Allahu janë jobesimtarë të vërtetë.
Albanian Translation - Hassan NahiNe kemi dërguar Teuratin, në të cilin janë udhëzimet dhe drita. Sipas tij, profetët që ia kishin dorëzuar veten Allahut, i gjykonin hebrenjtë; por edhe të diturit dhe rabinët kështu vepronin, sepse atyre iu qe besuar mbrojtja e Librit të Allahut, për të cilin ata dëshmonin. Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje! Dhe mos i ndërroni Fjalët e Mia me ndonjë vlerë të vogël! Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70