وَكَتَبْنَا عَلَيْهِمْ فِيهَآ أَنَّ ٱلنَّفْسَ بِٱلنَّفْسِ وَٱلْعَيْنَ بِٱلْعَيْنِ وَٱلْأَنفَ بِٱلْأَنفِ وَٱلْأُذُنَ بِٱلْأُذُنِ وَٱلسِّنَّ بِٱلسِّنِّ وَٱلْجُرُوحَ قِصَاصٌ فَمَن تَصَدَّقَ بِهِۦ فَهُوَ كَفَّارَةٌ لَّهُۥ وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe u caktuam atyre në Teurat: jetë për jetë, sy për sy, hundë për hundë, vesh për vesh, dhëmb për dhëmb, por edhe për plagët vlen kisasi (ligji i barazisë në ndëshkim). Kushdo që fal atë (duke hequr dorë nga hakmarrja), atëherë kjo është shlyerje gjynahesh për të. Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur Allahu janë zullumqarë të vërtetë.
Albanian Translation - Hassan NahiNe u caktuam atyre në Teurat: jeta me jetë, syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb dhe plaga me plagë (të njëjtë me të). Por kushdo që fal shpagimin si lëmoshë, ka bërë një vepër që është shlyerje për gjynahet e veta. Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është shkelës i vërtetë.