caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Maaida, ajeti 19

Medinë · radha e zbritjes 112 · 5:19

يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ قَدْ جَآءَكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ عَلَىٰ فَتْرَةٍ مِّنَ ٱلرُّسُلِ أَن تَقُولُوا۟ مَا جَآءَنَا مِنۢ بَشِيرٍ وَلَا نَذِيرٍ فَقَدْ جَآءَكُم بَشِيرٌ وَنَذِيرٌ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ithtarë të Librit! Juve ju erdhi i Dërguari Ynë pas një periudhe ndërprerjeje (të vargut) të të dërguarve, i cili jua sqaron gjërat, që ju të mos thoni: "Nuk na ka ardhur asnjë përgëzues e as paralajmërues". Ja, ju erdhi përgëzuesi e paralajmëruesi. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Hassan NahiO ithtarë të Librit! Ju ka ardhur i Dërguari Ynë, që jua qartëson gjërat pas ndërprerjes së (vargut të) të dërguarve, për të mos thënë ju (kur të dënoheni), se nuk na ka ardhur asnjë që sjell lajme të mira e as ndonjë paralajmërues. Ja, ju erdhi ai që sjell lajme të mira dhe paralajmërime. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70