وَقَالَتِ ٱلْيَهُودُ وَٱلنَّصَٰرَىٰ نَحْنُ أَبْنَٰٓؤُا۟ ٱللَّهِ وَأَحِبَّٰٓؤُهُۥ قُلْ فَلِمَ يُعَذِّبُكُم بِذُنُوبِكُم بَلْ أَنتُم بَشَرٌ مِّمَّنْ خَلَقَ يَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَإِلَيْهِ ٱلْمَصِيرُ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHebrenjtë dhe të krishterët thonë: "Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij." Thuaju: "Atëherë, përse ju ndëshkon për gjynahet tuaja?! Përkundrazi, ju jeni njerëz nga ata që ka krijuar. Ai fal kë të dojë dhe ndëshkon kë të dojë. Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet mes tyre dhe tek Ai është kthimi."
Albanian Translation - Hassan NahiHebrenjtë dhe të krishterët thonë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij”. Thuaj: “Atëherë, përse Ai ju dënon për shkak të gjynaheve tuaja? Jo! Ju jeni njerëz nga ata që Ai ka krijuar. Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Dhe vetëm tek Ai kthehen të gjithë.