caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Fath, ajeti 25

Medinë · radha e zbritjes 111 · 48:25

هُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَصَدُّوكُمْ عَنِ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ وَٱلْهَدْىَ مَعْكُوفًا أَن يَبْلُغَ مَحِلَّهُۥ وَلَوْلَا رِجَالٌ مُّؤْمِنُونَ وَنِسَآءٌ مُّؤْمِنَٰتٌ لَّمْ تَعْلَمُوهُمْ أَن تَطَـُٔوهُمْ فَتُصِيبَكُم مِّنْهُم مَّعَرَّةٌۢ بِغَيْرِ عِلْمٍ لِّيُدْخِلَ ٱللَّهُ فِى رَحْمَتِهِۦ مَن يَشَآءُ لَوْ تَزَيَّلُوا۟ لَعَذَّبْنَا ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِنْهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJanë ata që mohuan e ju penguan nga Xhamia e Shenjtë dhe penguan kurbanet që të arrinin në vendin e vet. Sikur të mos ishin disa burra besimtarë dhe disa gra besimtare, që ju nuk i dinit, të cilët mund t'i vrisnit e të binit në faj hiç pa e ditur (do t'ju lejonte të luftonit, por ju ndaloi), në mënyrë që Allahu të fusë në mëshirën e Tij kë të dojë. Sikur ata të dalloheshin, Ne do t'i kishim ndëshkuar jobesimtarët nga mesi i tyre me një dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Hassan NahiJobesimtarët ju penguan t’i afroheni Xhamisë së Shenjtë dhe (penguan) kafshët për kurban, që të arrinin në vend. Po të mos kishte qenë për disa besimtarë e besimtare (në Mekë) që ju nuk i njihnit e kështu mund t’i merrnit nëpër këmbë, duke bërë gjynah kundrejt tyre pa e ditur, Allahu do t’ju kishte urdhëruar t’i luftonit ata. Sikur ata të ishin veç, Ne do t’i ndëshkonim me dënim të dhembshëm ata (banorë të Mekës), që nuk besuan.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70