يَسْتَفْتُونَكَ قُلِ ٱللَّهُ يُفْتِيكُمْ فِى ٱلْكَلَٰلَةِ إِنِ ٱمْرُؤٌا۟ هَلَكَ لَيْسَ لَهُۥ وَلَدٌ وَلَهُۥٓ أُخْتٌ فَلَهَا نِصْفُ مَا تَرَكَ وَهُوَ يَرِثُهَآ إِن لَّمْ يَكُن لَّهَا وَلَدٌ فَإِن كَانَتَا ٱثْنَتَيْنِ فَلَهُمَا ٱلثُّلُثَانِ مِمَّا تَرَكَ وَإِن كَانُوٓا۟ إِخْوَةً رِّجَالًا وَنِسَآءً فَلِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ ٱلْأُنثَيَيْنِ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ أَن تَضِلُّوا۟ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۢ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta kërkojnë gjykimin tënd. Thuaju: "Allahu ju jep përgjigje për kelalen (trashëgimlënësin që nuk lë pas vete fëmijë e as baba). Nëse vdes një njeri dhe nuk lë pas vete fëmijë (e as baba), por ka një motër, atëherë asaj i takon gjysma e trashëgimisë së tij. Ndërkohë, vëllait i takon trashëgimia e motrës (së ndjerë), në qoftë se ajo nuk ka fëmijë (e as baba). Në qoftë se ka dy (a më shumë) motra (që e trashëgojnë të vdekurin që nuk ka lënë gjallë fëmijë e as baba), atëherë atyre u takojnë dy të tretat e asaj që lë pas. Mirëpo, në qoftë se ka vëllezër dhe motra, atëherë mashkullit i takon aq sa u takon dy femrave. Allahu jua sqaron çështjet që të mos humbisni. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë."
Albanian Translation - Hassan NahiAta kërkojnë nga ti (Muhamed) gjykim (për dikë që vdes pa pasur trashëgimtarë). Thuaju: “Allahu ju udhëzon ju për një njeri të tillë. Nëse një burrë vdes pa pasur fëmijë (dhe prindër), ndërkohë që ka një motër, atëherë asaj i takon gjysma e trashëgimisë. Në qoftë se një grua vdes pa pasur fëmijë (dhe prindër), atëherë vëllai i saj është i vetmi që do ta trashëgojë. Në qoftë se një burrë pa fëmijë (dhe prindër) ka dy motra, atëherë ato do të trashëgojnë dy të tretat e pasurisë; por, nëse ai ka edhe vëllezër edhe motra, atëherë mashkullit i takon trashëgim sa pjesa e dy femrave. Kështu Allahu ju sqaron juve, në mënyrë që të mos humbisni. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.[84]