caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 127

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:127

وَيَسْتَفْتُونَكَ فِى ٱلنِّسَآءِ قُلِ ٱللَّهُ يُفْتِيكُمْ فِيهِنَّ وَمَا يُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فِى ٱلْكِتَٰبِ فِى يَتَٰمَى ٱلنِّسَآءِ ٱلَّٰتِى لَا تُؤْتُونَهُنَّ مَا كُتِبَ لَهُنَّ وَتَرْغَبُونَ أَن تَنكِحُوهُنَّ وَٱلْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ ٱلْوِلْدَٰنِ وَأَن تَقُومُوا۟ لِلْيَتَٰمَىٰ بِٱلْقِسْطِ وَمَا تَفْعَلُوا۟ مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِهِۦ عَلِيمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë pyesin ty në lidhje me gratë, thuaju: "Allahu ju jep përgjigje lidhur me to dhe lidhur me atë që ju lexohet në Libër për gratë jetime (që janë nën përkujdesjen tuaj), të cilave nuk ua jepni atë që është caktuar për to, edhe pse dëshironi të martoheni me to, si dhe (ju sqaron) lidhur me fëmijët e dobët dhe se duhet të kujdeseni për jetimët me drejtësi. S'ka dyshim se për çfarëdo të mire që bëni, Allahu është i Gjithëditur.
Albanian Translation - Hassan NahiAta[78] kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’i sqarosh lidhur me çështjet e grave. Thuaju: “Për çështjet e tyre ju sqarojnë Allahu dhe Libri që ju lexohet[79], si për femrat jetime, të cilave nuk u jepni dhuratën e caktuar për ato edhe pse dëshironi të martoheni me to, ashtu edhe për fëmijët e mitur. Allahu ju udhëzon që të silleni drejt me jetimët. Allahu është në dijeni të çdo të mire që bëni.”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70