وَإِنِ ٱمْرَأَةٌ خَافَتْ مِنۢ بَعْلِهَا نُشُوزًا أَوْ إِعْرَاضًا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَآ أَن يُصْلِحَا بَيْنَهُمَا صُلْحًا وَٱلصُّلْحُ خَيْرٌ وَأُحْضِرَتِ ٱلْأَنفُسُ ٱلشُّحَّ وَإِن تُحْسِنُوا۟ وَتَتَّقُوا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse një grua ka frikë nga përbuzja ose shmangia e burrit të saj, nuk ka gjynah për ata të dy të bëjnë ndonjë marrëveshje mes tyre, e marrëveshja është më e mirë (sesa ndarja). Shpirtrat janë të prirë nga lakmia, por, nëse silleni mirë dhe ruheni, pa dyshim, Allahu e di mirë çfarë veproni.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë, atëherë nuk ka gjynah për ata, nëse pajtohen ndërmjet tyre. Pajtimi është më i mirë. Njerëzit janë të prirë nga koprracia. Por në qoftë se ju silleni mirë dhe ruheni prej të këqijave, Allahu e di mirë çfarë veproni.