caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Ahzaab, ajeti 37

Medinë · radha e zbritjes 90 · 33:37

وَإِذْ تَقُولُ لِلَّذِىٓ أَنْعَمَ ٱللَّهُ عَلَيْهِ وَأَنْعَمْتَ عَلَيْهِ أَمْسِكْ عَلَيْكَ زَوْجَكَ وَٱتَّقِ ٱللَّهَ وَتُخْفِى فِى نَفْسِكَ مَا ٱللَّهُ مُبْدِيهِ وَتَخْشَى ٱلنَّاسَ وَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخْشَىٰهُ فَلَمَّا قَضَىٰ زَيْدٌ مِّنْهَا وَطَرًا زَوَّجْنَٰكَهَا لِكَىْ لَا يَكُونَ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ حَرَجٌ فِىٓ أَزْوَٰجِ أَدْعِيَآئِهِمْ إِذَا قَضَوْا۟ مِنْهُنَّ وَطَرًا وَكَانَ أَمْرُ ٱللَّهِ مَفْعُولًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur i thoshe atij që Allahu i kishte dhuruar mirësi e edhe ti i kishe bërë mirë (duke e liruar): "Mbaje gruan tënde dhe kije frikë Allahun!" Ndërkohë që ti fshihje në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në pah dhe u frikësoheshe njerëzve, kur më e drejtë është t'i frikësoheshe Allahut. Ndërkaq, kur Zejdi e lëshoi atë, Ne ta dhamë ty për grua, në mënyrë që të mos u vijë rëndë besimtarëve të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, pasi ata të jenë shkurorëzuar nga ato. E, urdhri i Allahut medoemos do të jetësohet.
Albanian Translation - Hassan NahiTi (o Muhamed) i the atij,[264] që Allahu dhe ti vetë i keni bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe frikësoju Allahut!” Në të vërtetë, ti po fsheh në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në shesh[265] dhe ti po u frikësohesh njerëzve, kur më e drejtë është t’i frikësohesh Allahut. E, pasi Zejdi bashkëjetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, pasi ata ta kenë plotësuar dëshirën e tyre dhe të jenë ndarë. Urdhri i Allahut do të përmbushet detyrimisht.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70