بِئْسَمَا ٱشْتَرَوْا۟ بِهِۦٓ أَنفُسَهُمْ أَن يَكْفُرُوا۟ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بَغْيًا أَن يُنَزِّلَ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ فَبَآءُو بِغَضَبٍ عَلَىٰ غَضَبٍ وَلِلْكَٰفِرِينَ عَذَابٌ مُّهِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa e keqe është ajo për të cilën ata shitën vetveten, kur mohuan atë që shpalli Allahu, nga zilia që Allahu zbret mirësinë (shpalljen) e Tij mbi këdo që dëshiron nga robërit e Vet. Kështu, ata tërhoqën mbi vete zemërim pas zemërimi. Për jobesimtarët do të ketë dënim poshtërues.
Albanian Translation - Hassan NahiAta e shitën veten keq, kur nuk besuan në atë që shpalli Allahu, nga zilia se Allahu ia zbret shpalljen kujt të dëshirojë nga robtë e Vet. Dhe kështu tërhoqën mbi vete zemërim përmbi zemërim! Sigurisht që mohuesit i pret një dënim poshtërues.