caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 91

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:91

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ ءَامِنُوا۟ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ قَالُوا۟ نُؤْمِنُ بِمَآ أُنزِلَ عَلَيْنَا وَيَكْفُرُونَ بِمَا وَرَآءَهُۥ وَهُوَ ٱلْحَقُّ مُصَدِّقًا لِّمَا مَعَهُمْ قُلْ فَلِمَ تَقْتُلُونَ أَنۢبِيَآءَ ٱللَّهِ مِن قَبْلُ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u thuhet atyre (hebrenjve): "Besoni në atë që ka shpallur Allahu", ata thonë: "Ne besojmë në atë që na është shpallur neve", ndërkohë që mohojnë atë që erdhi më pas (Kuranin), ndonëse ajo është e vërteta që pohon atë që gjendet tek ata. Thuaju atyre (o Muhamed): "Atëherë, përse i vrisnit më parë të dërguarit e Allahut, nëse njëmend jeni besimtarë?!"
Albanian Translation - Hassan NahiKur atyre u thuhet: “Besoni në atë që ka shpallur Allahu!” ata përgjigjen: “Ne besojmë në atë që na është shpallur neve”, duke mos besuar në atë që është zbritur më pas, ndonëse ajo është e Vërteta që pohon Shkrimet e tyre. Thuaju atyre: “Nëse ishit besimtarë, përse i vratë profetët e Allahut, atëherë kur ju erdhën?!”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70