caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 251

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:251

فَهَزَمُوهُم بِإِذْنِ ٱللَّهِ وَقَتَلَ دَاوُۥدُ جَالُوتَ وَءَاتَىٰهُ ٱللَّهُ ٱلْمُلْكَ وَٱلْحِكْمَةَ وَعَلَّمَهُۥ مِمَّا يَشَآءُ وَلَوْلَا دَفْعُ ٱللَّهِ ٱلنَّاسَ بَعْضَهُم بِبَعْضٍ لَّفَسَدَتِ ٱلْأَرْضُ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ ذُو فَضْلٍ عَلَى ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, me ndihmën e Allahut i mposhtën ata (jobesimtarët). Kështu, Davudi e vrau Xhalutin dhe Allahu ia dha atij pushtetin e urtësinë (pejgamberllëkun) dhe e mësoi nga ajo që deshi Ai. Sikur Allahu të mos i zmbrapste disa njerëz me anë të të tjerëve, do të prishej Toka, por Allahu është shumë Bujar ndaj krijesave.
Albanian Translation - Hassan NahiMe ndihmën e Allahut, ata i thyen armiqtë dhe Davudi e vrau Xhalutin. Allahu i dha atij pushtetin dhe Profecinë dhe i mësoi dituritë që deshi. Sikur Allahu të mos i ndihmonte njerëzit e mirë kundër të këqijve, bota do të ishte shkatërruar. Por Allahu është shumë Bujar me krijesat e Veta.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70