caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 233

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:233

وَٱلْوَٰلِدَٰتُ يُرْضِعْنَ أَوْلَٰدَهُنَّ حَوْلَيْنِ كَامِلَيْنِ لِمَنْ أَرَادَ أَن يُتِمَّ ٱلرَّضَاعَةَ وَعَلَى ٱلْمَوْلُودِ لَهُۥ رِزْقُهُنَّ وَكِسْوَتُهُنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ لَا تُكَلَّفُ نَفْسٌ إِلَّا وُسْعَهَا لَا تُضَآرَّ وَٰلِدَةٌۢ بِوَلَدِهَا وَلَا مَوْلُودٌ لَّهُۥ بِوَلَدِهِۦ وَعَلَى ٱلْوَارِثِ مِثْلُ ذَٰلِكَ فَإِنْ أَرَادَا فِصَالًا عَن تَرَاضٍ مِّنْهُمَا وَتَشَاوُرٍ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا وَإِنْ أَرَدتُّمْ أَن تَسْتَرْضِعُوٓا۟ أَوْلَٰدَكُمْ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِذَا سَلَّمْتُم مَّآ ءَاتَيْتُم بِٱلْمَعْرُوفِ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNënat le t'u japin gji fëmijëve të tyre plot dy vjet, për ata që duan ta plotësojnë kohën e gjidhënies. Babai e ka për detyrë të sigurojë për to ushqimin dhe veshmbathjen, në mënyrë të arsyeshme. Askush nuk ngarkohet përtej mundësive që ka. Le të mos dëmtohet nëna nëpërmjet fëmijës së saj e as babai përmes fëmijës së tij. Për trashëgimtarin vlejnë të njëjtat detyrime (në rast se nuk është gjallë babai i fëmijës). Nëse prindërit, pas marrëveshjes dhe këshillimit të ndërsjellë, vendosin ta ndajnë fëmijën nga gjiri (para se t'i mbushë dy vjet), nuk bëjnë gjynah. Mirëpo, nëse doni t'i gjeni ndonjë mëndeshë, nuk keni gjynah, nëse ia jepni pagën në mënyrë të duhur. Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu sheh mirë gjithçka që bëni.
Albanian Translation - Hassan NahiNënat le t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet, për ata që duan t’ia plotësojnë dhënien e gjirit. Babai i fëmijës ka për detyrë, sipas mundësisë së tij, që t’i sigurojë si duhet ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush përtej mundësisë që ka: nëna le të mos dëmtohet për shkak të fëmijës së saj e as babai të mos dëmtohet për shkak të tij. Edhe trashëgimtari ka të njëjtat detyrime për të gjitha këto. Por, nëse pas këshillimit, ata vendosin me pëlqim të ndërsjellë që ta ndajnë fëmijën nga gjiri, kjo nuk është gjynah për ata. Po ashtu, nuk është gjynah për ju nëse doni t’i gjeni fëmijës suaj ndonjë mëndeshë, me kusht që t’ia jepni atë që e keni menduar, sipas rregullave. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu i sheh mirë të gjitha punët që bëni ju.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70