وَإِذَا طَلَّقْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَبَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَلَا تَعْضُلُوهُنَّ أَن يَنكِحْنَ أَزْوَٰجَهُنَّ إِذَا تَرَٰضَوْا۟ بَيْنَهُم بِٱلْمَعْرُوفِ ذَٰلِكَ يُوعَظُ بِهِۦ مَن كَانَ مِنكُمْ يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ ذَٰلِكُمْ أَزْكَىٰ لَكُمْ وَأَطْهَرُ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur burrat t'i kenë ndarë gratë dhe kur këto ta kenë plotësuar kohën e pritjes, mos i pengoni ato që të martohen sërish me burrat e tyre, në qoftë se të dyja palët pajtohen në mënyrë të arsyeshme. Kjo këshillë vlen për çdonjërin nga ju që e beson Allahun dhe Ditën e Fundit. Kjo është më e dobishme dhe më e pastër për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.
Albanian Translation - Hassan NahiKur t’i lini gratë të lira dhe ato të kenë plotësuar kohën e pritjes, mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre, nëse merren vesh me të mirë. Kështu këshillohet çdokush prej jush që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo është më e ndershme dhe më e virtytshme. Allahu di, kurse ju nuk dini.