caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 231

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:231

وَإِذَا طَلَّقْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَبَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمْسِكُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ أَوْ سَرِّحُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ وَلَا تُمْسِكُوهُنَّ ضِرَارًا لِّتَعْتَدُوا۟ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَقَدْ ظَلَمَ نَفْسَهُۥ وَلَا تَتَّخِذُوٓا۟ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ هُزُوًا وَٱذْكُرُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَمَآ أَنزَلَ عَلَيْكُم مِّنَ ٱلْكِتَٰبِ وَٱلْحِكْمَةِ يَعِظُكُم بِهِۦ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur t'i ndani gratë dhe atyre t'u afrohet fundi i kohës së pritjes, ose mbajini si duhet, ose lëshojini në mënyrë të hijshme, e mos i mbani me qëllim lëndimi, sepse ai që vepron ashtu, i bën padrejtësi vetvetes. Mos luani me ajetet e Allahut dhe kujtojini dhuntitë që jua ka dhënë Allahu dhe atë që jua zbriti nga Libri (Kurani) dhe Urtësia (Suneti), me të cilin ju këshillon. Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Hassan NahiKur t’i ndani gratë dhe atyre t’u afrohet fundi i periudhës së pritjes, ose mbajini me të mirë, ose lërini të ikin me të mirë. Dhe mos i mbani ato me qëllim lëndimi, se në këtë mënyrë i bëni padrejtësi vetes. Mos luani me shpalljet e Allahut! Kujtoni begatitë që ju ka dhënë Ai, si dhe Librin (Kuranin) dhe diturinë e hollësishme, që jua ka zbritur për t’ju këshilluar. Kini frikë Allahun dhe ta dini se Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70