فَإِن طَلَّقَهَا فَلَا تَحِلُّ لَهُۥ مِنۢ بَعْدُ حَتَّىٰ تَنكِحَ زَوْجًا غَيْرَهُۥ فَإِن طَلَّقَهَا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَآ أَن يَتَرَاجَعَآ إِن ظَنَّآ أَن يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِ وَتِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ يُبَيِّنُهَا لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ai e lëshon gruan (për të tretën herë), atëherë ajo nuk i lejohet më atij derisa të jetë martuar me ndonjë burrë tjetër dhe ai ta ketë ndarë; atëherë ata nuk kanë gjynah nëse martohen sërish[20], po qe se mendojnë se do t'u përmbahen kufijve të Allahut. Këta janë urdhrat e Allahut, të cilët ua shpjegon njerëzve që dinë.
Albanian Translation - Hassan NahiMë pas, nëse burri e ndan sërish gruan (për të tretën herë), nuk mund të martohet më me të, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Por, në qoftë se gruaja ndahet rregullisht nga burri i dytë, atëherë nuk kanë gjynah as ajo e as burri i parë që të martohen sërish me njëri-tjetrin, nëse mendojnë se do t’i respektojnë kufijtë e Allahut; këto janë urdhrat e Allahut, që Ai ua shpjegon njerëzve që kuptojnë.