قَدْ نَرَىٰ تَقَلُّبَ وَجْهِكَ فِى ٱلسَّمَآءِ فَلَنُوَلِّيَنَّكَ قِبْلَةً تَرْضَىٰهَا فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ وَحَيْثُ مَا كُنتُمْ فَوَلُّوا۟ وُجُوهَكُمْ شَطْرَهُۥ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ لَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا يَعْمَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe kemi parë kthimin e fytyrës sate drejt qiellit, kështu që Ne do të të drejtojmë nga një kibël që të pëlqen, prandaj ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë (Qabesë), madje kudo që gjendeni ktheni fytyrat tuaja në atë drejtim (gjatë namazit). Ata që u është dhënë Libri e dinë mirë se kjo është e vërteta nga Zoti i tyre. Ndërkohë, Allahu nuk është i shkujdesur ndaj asaj që veprojnë.
Albanian Translation - Hassan NahiNe të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli. Mirë pra, Ne do të të kthejmë ty nga kibla që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)! Dhe kudo që të gjendeni, kthejeni fytyrën tuaj nga ajo anë! Pa dyshim, ata që u është dhënë Libri (Teurati), e dinë se drejtimi nga Qabeja është e vërteta prej Zotit të tyre. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj punëve që ata bëjnë.