caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 143

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:143

وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَٰكُمْ أُمَّةً وَسَطًا لِّتَكُونُوا۟ شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِ وَيَكُونَ ٱلرَّسُولُ عَلَيْكُمْ شَهِيدًا وَمَا جَعَلْنَا ٱلْقِبْلَةَ ٱلَّتِى كُنتَ عَلَيْهَآ إِلَّا لِنَعْلَمَ مَن يَتَّبِعُ ٱلرَّسُولَ مِمَّن يَنقَلِبُ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ وَإِن كَانَتْ لَكَبِيرَةً إِلَّا عَلَى ٱلَّذِينَ هَدَى ٱللَّهُ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُضِيعَ إِيمَٰنَكُمْ إِنَّ ٱللَّهَ بِٱلنَّاسِ لَرَءُوفٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, Ne ju bëmë bashkësi mesatare (të drejtë), që të jeni dëshmitarë mbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju. Ndërkaq, kiblën nga e cila drejtoheshe e kemi bërë vetëm për të dalluar atë që e ndjek të Dërguarin nga ai që shmanget (duke dalë nga feja). Kjo (sprovë) ishte njëmend e rëndë, përveçse për ata që i udhëzoi Allahu. Allahu nuk jua humb asnjëherë besimin (e as namazin që e keni falur në drejtimin e mëparshëm). Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar e i Mëshirshëm ndaj njerëzve.
Albanian Translation - Hassan NahiKështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju. Ne nuk e kemi bërë kthimin tënd nga Qabeja (o Muhamed) për tjetër arsye, por vetëm për t’i dalluar ata që i shkojnë pas të Dërguarit, nga ata që kthehen nga thembrat (që tërhiqen nga besimi tek ai). Kjo provë ka qenë e rëndë (për njerëzit), por jo për ata që Allahu i ka udhëzuar. Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur nga Kudsi). Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar dhe i Mëshirshëm me njerëzit.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70