وَأَنزَلْنَآ إِلَيْكَ ٱلْكِتَٰبَ بِٱلْحَقِّ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ ٱلْكِتَٰبِ وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ فَٱحْكُم بَيْنَهُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَهُمْ عَمَّا جَآءَكَ مِنَ ٱلْحَقِّ لِكُلٍّ جَعَلْنَا مِنكُمْ شِرْعَةً وَمِنْهَاجًا وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَكُمْ أُمَّةً وَٰحِدَةً وَلَٰكِن لِّيَبْلُوَكُمْ فِى مَآ ءَاتَىٰكُمْ فَٱسْتَبِقُوا۟ ٱلْخَيْرَٰتِ إِلَى ٱللَّهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ta kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si vërtetues të librave të mëparshëm dhe si dëshmues të tyre. Andaj gjyko ndërmjet tyre me atë që ta ka shpallur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre e të shmangesh kështu nga e vërteta që të erdhi. Për çdonjërin nga ju kemi bërë ligj dhe rrugë të qartë. Sikur të donte Allahu, do t'ju kishte bërë një bashkësi të vetme, por Ai deshi t'ju sprovojë në atë që jua ka dhënë. Andaj, bëni gara në punë të mira! Të gjithë ju do të ktheheni tek Allahu e Ai do t'ju njoftojë për çështjet rreth të cilave ratë në kundërshti.
Albanian Translation - Hassan NahiNe të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre. Prandaj gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke u shmangur kështu nga e Vërteta që të është shpallur. Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë. Sikur të donte Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai kërkon që t’ju provojë në atë që ju ka dhënë, andaj bëni gara për punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Allahu e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti.