caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Maaida, ajeti 49

Medinë · radha e zbritjes 112 · 5:49

وَأَنِ ٱحْكُم بَيْنَهُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَهُمْ وَٱحْذَرْهُمْ أَن يَفْتِنُوكَ عَنۢ بَعْضِ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ إِلَيْكَ فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَٱعْلَمْ أَنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُصِيبَهُم بِبَعْضِ ذُنُوبِهِمْ وَإِنَّ كَثِيرًا مِّنَ ٱلنَّاسِ لَفَٰسِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, gjyko ndërmjet tyre me atë që ta ka shpallur Allahu dhe mos i ndiq dëshirat e tyre! Ki kujdes që ata të të mos shmangin nga një pjesë e asaj që ta ka shpallur Allahu! Nëse ata kthejnë shpinën, atëherë dije se Allahu dëshiron t'i ndëshkojë ata për disa gjynahe të tyre. Me të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur.
Albanian Translation - Hassan NahiPrandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t’i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70