وَقَفَّيْنَا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم بِعِيسَى ٱبْنِ مَرْيَمَ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ وَءَاتَيْنَٰهُ ٱلْإِنجِيلَ فِيهِ هُدًى وَنُورٌ وَمُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ وَهُدًى وَمَوْعِظَةً لِّلْمُتَّقِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, Ne dërguam në gjurmët e tyre Isain, birin e Merjemes, për të vërtetuar atë që erdhi para tij në Teurat dhe i dhamë atij Inxhilin në të cilin ka udhëzim e dritë, si vërtetues të asaj që ishte shpallur para tij në Teurat dhe si udhërrëfim e këshillë për të devotshmit,
Albanian Translation - Hassan NahiPas atyre profetëve, Ne dërguam Isain, të birin e Merjemes, si vërtetues të Teuratit që kishte ardhur para tij. Dhe i dhamë atij Ungjillin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, si përmbushje të asaj që ishte shpallur para tij në Teurat dhe si udhërrëfim e këshillë për ata që i frikësohen Allahut.