caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Maaida, ajeti 2

Medinë · radha e zbritjes 112 · 5:2

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تُحِلُّوا۟ شَعَٰٓئِرَ ٱللَّهِ وَلَا ٱلشَّهْرَ ٱلْحَرَامَ وَلَا ٱلْهَدْىَ وَلَا ٱلْقَلَٰٓئِدَ وَلَآ ءَآمِّينَ ٱلْبَيْتَ ٱلْحَرَامَ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّن رَّبِّهِمْ وَرِضْوَٰنًا وَإِذَا حَلَلْتُمْ فَٱصْطَادُوا۟ وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَـَٔانُ قَوْمٍ أَن صَدُّوكُمْ عَنِ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ أَن تَعْتَدُوا۟ وَتَعَاوَنُوا۟ عَلَى ٱلْبِرِّ وَٱلتَّقْوَىٰ وَلَا تَعَاوَنُوا۟ عَلَى ٱلْإِثْمِ وَٱلْعُدْوَٰنِ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Mos i përdhosni shenjat e Allahut, as muajin e shenjtë, as kurbanet e Qabesë, as kurbanet e shenjuara me gjerdanë e as ata që mësyjnë Shtëpinë e Shenjtë (Qabenë) duke kërkuar begatinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. Kur të liroheni nga ihrami, atëherë (mund të) gjahtoni. Kurrsesi të mos ju shtyjë urrejtja ndaj disa njerëzve që ju kanë penguar nga Xhamia e Shenjtë që të bëni padrejtësi. Ndihmoni njëri-tjetrin në mirësi e devotshmëri dhe mos ndihmoni në gjynahe e armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Allahu është i rreptë në ndëshkim.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë! Mos e cenoni shenjtërinë e simboleve të Allahut, as të muajve të mëdhenj, as të kurbanit të Qabesë, as të kurbaneve të shënuara me gjerdan, as (mos i pengoni) ata që janë nisur të vizitojnë Shtëpinë e Shenjtë, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. Pas heqjes së Ihramit, gjuani. Dhe, të mos ju nxisë urrejtja ndaj disa njerëzve, që ju penguan të vizitoni Qabenë, pra, kurrsesi të mos ju nxisë që t’i sulmoni! Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70