وَلَقَدْ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَٰقَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ وَبَعَثْنَا مِنْهُمُ ٱثْنَىْ عَشَرَ نَقِيبًا وَقَالَ ٱللَّهُ إِنِّى مَعَكُمْ لَئِنْ أَقَمْتُمُ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَيْتُمُ ٱلزَّكَوٰةَ وَءَامَنتُم بِرُسُلِى وَعَزَّرْتُمُوهُمْ وَأَقْرَضْتُمُ ٱللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا لَّأُكَفِّرَنَّ عَنكُمْ سَيِّـَٔاتِكُمْ وَلَأُدْخِلَنَّكُمْ جَنَّٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ فَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَٰلِكَ مِنكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu mori besën e bijve të Israilit dhe caktoi dymbëdhjetë prijës prej tyre e u tha: "Unë jam me ju. Në qoftë se e falni namazin, e jepni zekatin, i besoni të dërguarit e Mi, i përkrahni ata dhe i jepni Allahut hua të mirë[3], gjithsesi do t'jua shlyej gjynahet tuaja dhe do t'ju fus në kopshte të Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Por, kushdo nga ju që mohon pas kësaj, ai, me të vërtetë, ka humbur rrugën e drejtë.
Albanian Translation - Hassan NahiMe të vërtetë, Allahu mori besëlidhjen e bijve të Israilit dhe nga mesi i tyre caktoi dymbëdhjetë mbikëqyrës dhe u tha: “Unë jam me ju! Në qoftë se do të kryeni namazin, do të jepni zekatin, do të besoni të dërguarit e Mi, do t’i ndihmoni ata dhe do t’i jepni vullnetarisht hua Allahut, atëherë, patjetër që Unë do t’jua shlyej gjynahet dhe do t’ju shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Por, kushdo nga ju që mohon pas kësaj, me të vërtetë, e ka humbur rrugën e drejtë.