caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 94

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:94

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِذَا ضَرَبْتُمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ فَتَبَيَّنُوا۟ وَلَا تَقُولُوا۟ لِمَنْ أَلْقَىٰٓ إِلَيْكُمُ ٱلسَّلَٰمَ لَسْتَ مُؤْمِنًا تَبْتَغُونَ عَرَضَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا فَعِندَ ٱللَّهِ مَغَانِمُ كَثِيرَةٌ كَذَٰلِكَ كُنتُم مِّن قَبْلُ فَمَنَّ ٱللَّهُ عَلَيْكُمْ فَتَبَيَّنُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Kur të dilni (për të luftuar) në rrugën e Allahut, shqyrtoni çdo gjë me kujdes e mos i thoni atij që ju përshëndet me selam: "Nuk je besimtar", duke kërkuar kështu pasurinë e kësaj bote, sepse tek Allahu ka begati të shumta. Ashtu ishit edhe ju më parë, por Allahu ju dha mirësi, andaj shqyrtoni çdo gjë me kujdes! Allahu e di mirë çfarë veproni.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë! Kur të shkoni në luftë, në rrugë të Allahut, shqyrtoni gjithçka me kujdes! Mos i thoni atij që ju përshëndet me selam: “Nuk je besimtar”, me qëllim që të fitoni kënaqësi të kësaj jete, ndërkohë që tek Allahu ka fitime të shumta. Të tillë keni qenë edhe ju më parë e Allahu ju dha mirësi; prandaj gjithmonë sqarojini mirë të gjitha punët! Se Allahu është Njohës i veprave tuaja.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70