لَّا يَسْتَوِى ٱلْقَٰعِدُونَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ غَيْرُ أُو۟لِى ٱلضَّرَرِ وَٱلْمُجَٰهِدُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فَضَّلَ ٱللَّهُ ٱلْمُجَٰهِدِينَ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ عَلَى ٱلْقَٰعِدِينَ دَرَجَةً وَكُلًّا وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلْحُسْنَىٰ وَفَضَّلَ ٱللَّهُ ٱلْمُجَٰهِدِينَ عَلَى ٱلْقَٰعِدِينَ أَجْرًا عَظِيمًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk janë të barabartë besimtarët që rrinë (në shtëpitë e tyre), - përveç të paaftëve, - me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i ka ngritur një shkallë më lart ata që luftojnë me pasurinë dhe jetën e tyre kundrejt atyre që nuk dalin në luftë. Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi (Xhenetin), por i ka veçuar luftëtarët, nga ata që nuk luftojnë, me shpërblim të madh,
Albanian Translation - Hassan NahiNuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i ngre një shkallë më lart ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre kundrejt atyre që kanë ndenjur në shtëpitë e veta. Ai u ka premtuar të gjithëve mirësi, por i ka dalluar ata që luftojnë mbi ata që nuk luftojnë me shpërblim të madh: