caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 77

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:77

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ قِيلَ لَهُمْ كُفُّوٓا۟ أَيْدِيَكُمْ وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيْهِمُ ٱلْقِتَالُ إِذَا فَرِيقٌ مِّنْهُمْ يَخْشَوْنَ ٱلنَّاسَ كَخَشْيَةِ ٱللَّهِ أَوْ أَشَدَّ خَشْيَةً وَقَالُوا۟ رَبَّنَا لِمَ كَتَبْتَ عَلَيْنَا ٱلْقِتَالَ لَوْلَآ أَخَّرْتَنَآ إِلَىٰٓ أَجَلٍ قَرِيبٍ قُلْ مَتَٰعُ ٱلدُّنْيَا قَلِيلٌ وَٱلْـَٔاخِرَةُ خَيْرٌ لِّمَنِ ٱتَّقَىٰ وَلَا تُظْلَمُونَ فَتِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk i ke parë ata të cilëve u thuhej: "Tërhiqni duart (nga lufta), faleni namazin dhe jepeni zekatin!" e, kur lufta u bë detyrim për ta, një grup prej tyre u frikësuan nga njerëzit siç frikësohen nga Allahu, ose edhe më tepër?! Madje, thanë: "Zoti ynë! Përse na e bëre detyrim luftën? Sikur të na e vonoje edhe pak!" Thuaju: "Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla, kurse jeta tjetër është shumë më e mirë për ata që ruhen. Juve nuk do t'ju bëhet padrejtësi asnjë fije.
Albanian Translation - Hassan NahiA nuk i ke parë (o Muhamed) ata që janë porositur: “Tërhiqni duart tuaja nga lufta, falni namazin dhe jepni zekatin!”?! Por kur, pas kësaj, u urdhëruan që të luftojnë, një grup prej tyre u frikësua nga njerëzit, ashtu si i frikësohen Allahut, madje edhe më tepër dhe thirrën: “O Zoti ynë! Pse na caktove të luftojmë? Ah, sikur të na kishe kursyer nga lufta edhe për një kohë të shkurtër!” Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla. Jeta tjetër është më e mirë për ata që e kanë frikë Allahun e s’bëjnë gjynahe. Juve nuk do t’ju bëhet asnjë fije padrejtësi.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70