caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Qasas, ajeti 15

Mekë · radha e zbritjes 49 · 28:15

وَدَخَلَ ٱلْمَدِينَةَ عَلَىٰ حِينِ غَفْلَةٍ مِّنْ أَهْلِهَا فَوَجَدَ فِيهَا رَجُلَيْنِ يَقْتَتِلَانِ هَٰذَا مِن شِيعَتِهِۦ وَهَٰذَا مِنْ عَدُوِّهِۦ فَٱسْتَغَٰثَهُ ٱلَّذِى مِن شِيعَتِهِۦ عَلَى ٱلَّذِى مِنْ عَدُوِّهِۦ فَوَكَزَهُۥ مُوسَىٰ فَقَضَىٰ عَلَيْهِ قَالَ هَٰذَا مِنْ عَمَلِ ٱلشَّيْطَٰنِ إِنَّهُۥ عَدُوٌّ مُّضِلٌّ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij ishin të shkujdesur dhe gjeti aty dy burra që po luftonin me njëri-tjetrin, njëri nga populli i tij e tjetri nga armiqtë e tij. Ai që ishte nga populli i tij e thirri për ta ndihmuar kundër atij që ishte nga armiku. Musai e qëlloi me grusht atë, duke e lënë të vdekur. Ai tha: "Kjo është vepër e shejtanit. S'ka dyshim se ai është armik i hapur, i cili të çon në humbje."
Albanian Translation - Hassan NahiNjë herë Musai hyri në qytet, pa u vënë re nga banorët e tij. Atje pa dy njerëz që rriheshin. Njëri ishte nga të vetët, kurse tjetri ishte nga kundërshtarët. Ai i grupit të vet i kërkoi ndihmë kundër atij të popullit armik. Dhe Musai i ra me grusht atij, duke e vrarë. Pastaj tha: “Kjo është punë e djallit! Ai është armik i betuar i njeriut dhe ngatërrestar i hapur!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70