caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 61

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:61

وَإِذْ قُلْتُمْ يَٰمُوسَىٰ لَن نَّصْبِرَ عَلَىٰ طَعَامٍ وَٰحِدٍ فَٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ يُخْرِجْ لَنَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلْأَرْضُ مِنۢ بَقْلِهَا وَقِثَّآئِهَا وَفُومِهَا وَعَدَسِهَا وَبَصَلِهَا قَالَ أَتَسْتَبْدِلُونَ ٱلَّذِى هُوَ أَدْنَىٰ بِٱلَّذِى هُوَ خَيْرٌ ٱهْبِطُوا۟ مِصْرًا فَإِنَّ لَكُم مَّا سَأَلْتُمْ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ ٱلذِّلَّةُ وَٱلْمَسْكَنَةُ وَبَآءُو بِغَضَبٍ مِّنَ ٱللَّهِ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا۟ يَكْفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَيَقْتُلُونَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَوا۟ وَّكَانُوا۟ يَعْتَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujtoni kur thatë: "O Musa, ne nuk po mund të durojmë vetëm një lloj ushqimi, prandaj lute Zotin tënd që të na japë nga gjërat që mbijnë në tokë: perime, tranguj, drithëra, thjerrëza dhe qepë." Ai tha: "Vallë, a doni ta ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët?! E po, zbritni në cilindo qytet, aty do të gjeni atë që po kërkoni." Kështu, mbi ta ra poshtërimi e mjerimi dhe tërhoqën mbi vete zemërimin e Allahut, për shkak se i mohonin ajetet e Allahut dhe i vrisnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte; kjo ndodhi ngaqë kundërshtonin dhe i tejkalonin kufijtë.
Albanian Translation - Hassan NahiKujtoni kur i thatë: “O Musa! Ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra!” Ai ju tha: “Vërtet doni të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët?! Shkoni në qytet, atje do të gjeni atë që kërkoni!” Ata i kaploi poshtërimi dhe përulja dhe merituan zemërimin e Allahut. Kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin të dërguarit pa asnjë të drejtë. Kjo ndodhi, sepse ata kundërshtonin dhe kalonin çdo kufi.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70