caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 60

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:60

وَإِذِ ٱسْتَسْقَىٰ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِۦ فَقُلْنَا ٱضْرِب بِّعَصَاكَ ٱلْحَجَرَ فَٱنفَجَرَتْ مِنْهُ ٱثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْنًا قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍ مَّشْرَبَهُمْ كُلُوا۟ وَٱشْرَبُوا۟ مِن رِّزْقِ ٱللَّهِ وَلَا تَعْثَوْا۟ فِى ٱلْأَرْضِ مُفْسِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe kujtoni kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij e Ne i thamë: "Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!" Atëherë, nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime dhe secili fis e dinte burimin e vet. Ne u thamë: "Hani e pini nga begatitë e Allahut dhe mos bëni mbrapshti në tokë!"
Albanian Translation - Hassan NahiKur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd!” Atëherë, nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime, dhe çdo fis e dinte burimin e vet. Ne thamë: “Hani e pini prej begative të Allahut dhe mos bëni të këqija e mbrapshti në Tokë!”.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70