caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 283

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:283

وَإِن كُنتُمْ عَلَىٰ سَفَرٍ وَلَمْ تَجِدُوا۟ كَاتِبًا فَرِهَٰنٌ مَّقْبُوضَةٌ فَإِنْ أَمِنَ بَعْضُكُم بَعْضًا فَلْيُؤَدِّ ٱلَّذِى ٱؤْتُمِنَ أَمَٰنَتَهُۥ وَلْيَتَّقِ ٱللَّهَ رَبَّهُۥ وَلَا تَكْتُمُوا۟ ٱلشَّهَٰدَةَ وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُۥٓ ءَاثِمٌ قَلْبُهُۥ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse jeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng. E, në qoftë se njëri prej jush ka besim te tjetri, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që i është besuar dhe le t'i frikësohet Allahut, Zotit të vet. Mos e fshihni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë ka zemër mëkatare. Allahu di mirë gjithçka që bëni.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse jeni në udhëtim e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng. Dhe, nëse njëri prej jush ka besim tek tjetri, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që i është besuar dhe le t’i frikësohet Allahut, Zotit të vet. Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare. Allahu di çdo gjë që punoni ju.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70