caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 261

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:261

مَّثَلُ ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَٰلَهُمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنۢبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِى كُلِّ سُنۢبُلَةٍ مِّا۟ئَةُ حَبَّةٍ وَٱللَّهُ يُضَٰعِفُ لِمَن يَشَآءُ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që e japin pasurinë në rrugën e Allahut i shëmbëllejnë një kokrre nga e cila dalin shtatë kallinj, ku çdo kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron. Allahu është shumë Bujar dhe i Gjithëdijshëm.
Albanian Translation - Hassan NahiAta që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70