caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 229

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:229

ٱلطَّلَٰقُ مَرَّتَانِ فَإِمْسَاكٌۢ بِمَعْرُوفٍ أَوْ تَسْرِيحٌۢ بِإِحْسَٰنٍ وَلَا يَحِلُّ لَكُمْ أَن تَأْخُذُوا۟ مِمَّآ ءَاتَيْتُمُوهُنَّ شَيْـًٔا إِلَّآ أَن يَخَافَآ أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِ فَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا فِيمَا ٱفْتَدَتْ بِهِۦ تِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلَا تَعْتَدُوهَا وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdarja (pas së cilës burri mund ta rikthejë gruan) mund të bëhet dy herë. Pastaj, ose ta mbajë gruan në mënyrë të hijshme, ose ta lëshojë me mirësi. Burrave nuk u lejohet të marrin asgjë nga ajo që u kanë dhënë grave të veta (për martesë), përveç nëse ata të dy kanë frikë se nuk do të mund t'u përmbahen kufijve të Allahut. Pra, po qe se frikoheni se ata të dy nuk do të mund t'i përfillin kufijtë e Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin nëse gruaja i jep diçka burrit (për t'u ndarë nga ai). Këta janë kufijtë e Allahut, andaj mos i shkelni. Ata që i shkelin kufijtë e Allahut, mu ata janë zullumqarët.
Albanian Translation - Hassan NahiNdarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë. Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që iu kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t’i zbatojnë kufijtë e Allahut.[38] Pra, nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai). Këta janë kufijtë e Allahut, andaj mos i shkelni ata! Ata që shkelin kufijtë e Allahut, pikërisht ata janë keqbërësit.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70