caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 228

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:228

وَٱلْمُطَلَّقَٰتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلَٰثَةَ قُرُوٓءٍ وَلَا يَحِلُّ لَهُنَّ أَن يَكْتُمْنَ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ فِىٓ أَرْحَامِهِنَّ إِن كُنَّ يُؤْمِنَّ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَبُعُولَتُهُنَّ أَحَقُّ بِرَدِّهِنَّ فِى ذَٰلِكَ إِنْ أَرَادُوٓا۟ إِصْلَٰحًا وَلَهُنَّ مِثْلُ ٱلَّذِى عَلَيْهِنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGratë e ndara duhet të presin tri cikle mujore dhe atyre nuk u lejohet të fshehin atë që ka krijuar Allahu në mitrat e tyre, nëse e besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit. Burrat e tyre kanë të drejtë t'i kthejnë ato gjatë kësaj kohe, në qoftë se duan pajtim. Ato kanë po aq të drejta sa dhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë sipër tyre. Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Urtë.
Albanian Translation - Hassan NahiGratë e ndara duhet të presin tri cikle mujore dhe nuk është e lejueshme ta fshehin atë që ka krijuar Allahu në mitrën e tyre, nëse besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit. Burrat e tyre, nëse dëshirojnë mirësi dhe qetësi, kanë të drejtë t’i kthejnë gjatë këtij afati. Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato.[37] Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70