لَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَن تَبْتَغُوا۟ فَضْلًا مِّن رَّبِّكُمْ فَإِذَآ أَفَضْتُم مِّنْ عَرَفَٰتٍ فَٱذْكُرُوا۟ ٱللَّهَ عِندَ ٱلْمَشْعَرِ ٱلْحَرَامِ وَٱذْكُرُوهُ كَمَا هَدَىٰكُمْ وَإِن كُنتُم مِّن قَبْلِهِۦ لَمِنَ ٱلضَّآلِّينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk keni gjynah nëse kërkoni ndonjë të mirë nga Zoti juaj (duke bërë tregti gjatë haxhit). Kur të ktheheni nga Arafati, përmendeni Allahun te Meshari Harami (në Muzdelife). Përmendeni Atë (në shenjë mirënjohjeje) që ju ka udhëzuar, sepse më parë ishit të humbur.
Albanian Translation - Hassan NahiNuk është gjynah të kërkoni nga Zoti juaj ndonjë të mirë. E, kur të ktheheni nga Arafati, përmendni Allahun në vendet e shenjta! Përmendni Atë që ju ka udhëzuar në rrugën e drejtë, sepse ju më parë ishit të humbur!