يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ كُتِبَ عَلَيْكُمُ ٱلْقِصَاصُ فِى ٱلْقَتْلَى ٱلْحُرُّ بِٱلْحُرِّ وَٱلْعَبْدُ بِٱلْعَبْدِ وَٱلْأُنثَىٰ بِٱلْأُنثَىٰ فَمَنْ عُفِىَ لَهُۥ مِنْ أَخِيهِ شَىْءٌ فَٱتِّبَاعٌۢ بِٱلْمَعْرُوفِ وَأَدَآءٌ إِلَيْهِ بِإِحْسَٰنٍ ذَٰلِكَ تَخْفِيفٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَرَحْمَةٌ فَمَنِ ٱعْتَدَىٰ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَلَهُۥ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Është caktuar për ju kisasi[16] për vrasje: i liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën. Nëse i afërmi i të vrarit e fal vrasësin (duke pranuar dëmshpërblimin), atëherë dëmshpërblimi duhet të kërkohet njerëzishëm dhe të zbatohet (nga vrasësi) në mënyrë të mirë. Kjo është lehtësim dhe mëshirë nga Zoti juaj. E, kushdo që pas kësaj i kalon kufijtë, do të ketë dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë! Është caktuar për ju kisasi[34] për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mirë. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj (faljes), e kapërcen kufirin, do të marrë një dënim të dhembshëm.